Frashër Krasniqi e quan hipokrit Albin Kurtin: Paralajmëruam për ndryshimin e parimeve të tij

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për takimin që mbajti të martën në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me ndërmjetësuesit e BE-së.

Ai ka thënë se nuk e mbajti asnjë nga parimet e tij të mëhershme rreth çështjes së dialogut, njofton Klan Kosova.

“Tashmë po dihet se Kurti është hipokrit dhe i ka ndërruar të gjitha vlerat dhe parimet. Është transformuar komplet. Ai ka shkuar në negociata pa iu përmbajtur asnjë prej pikave të mëhershme që vetë i ka caktuar apo që Serbia duhej t’i plotësonte disa kushte që ta meritojë një takim me kryeministrin e Kosovës”.

Krasniqi në Klan Kosova ka thënë se ndryshimi i Kurtit ka ndodhur shumë më herët dhe se për këtë gjë kanë paralajmëruar.

“Në vitin 2017 ne kemi thënë se ka një ndryshim konceptual të Vetëvendosjes. Pra, prej një lëvizje të majtë, për barazi dhe mirëqenie që e ka promovuar është bërë komplet e djathtë. Në negociata me Serbinë nuk dallon fare nga qeverisjet e kaluara dhe ka një tendencë që të shkojë edhe më keq se më herët”.

Në katër propozimet që Kurti ua shpalosi në tavolinë dje në Bruksel, Krasniqi po thotë se janë dy kompromise që s’është dashur të bëhen.

“Kompromisi i parë u bë në nismën rajonale për zonë të lirë ekonomike. Po flasim për Mini- Schengen që ka qenë prej procesit të Berlinit, të cilin Kurti e ka quajtur Mini-Jugosllavi”.

Krasniqi tha se nuk janë kundër këtyre nismave rajonale për treg të lirë, por se kjo po bëhet pa e njohur Serbia Kosovën shtet dhe pa qenë të barabartë”.

Si kompromis të dytë të Kurtit, Krasniqi e radhiti çështjen a e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Të ngjashme