“Frika nga tradhtia e Vuçiqit rreth Kosovës”

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 10:13 | Nga

Mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodoske të Serbisë në Mal të Zi, ka shfaqur frikën se politika e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq shpie drejt tradhtisë së Serbisë e të Kosovës, njoftojnë medie malazeze.
“Me Vuçiqin nuk kam pasur kurrfarë konflikti. Ai është kryetari i për serb që ka qenë në Kuvendin kishtar … Tani po frikohem se politika e tij shpie në tradhti të Serbisë e të Kosovës dhe se për këtë arsye ai ka ndryshuar” ka thënë Amfilohije më intervistën për televizionin e Hercegnovit tv novi

Ai ka theksuar se “Apeli për mbrojtjen e Kosovës”, është shkruar për shkak të “mosbesimeve dhe kombinimeve që po bëhen”.

Amfilohije është njëri nga nënshkruesit e këtij Apeli.

“Përmbajtja e apelit është përkujtues për ata që tani u pëlqejnë rrethanat për të sunduar në Serbi dhe për mos hequr dorë nga vetja. Që nga viti 1998 e 1999, nga koha e bombardimeve, dihet cili është qëndrimi i atyre ndaj Malit të Zi e edhe ndaj Serbisë që tash miqtë tanë më të mëdhenj të paktit NATO e të Amerikë… Ata s edhe ia dolën që pushteti në Mal të Zi të heqë dorë nga Mali i Zi burimor. Tani këtë e kërkojnë edhe nga Serbia e Vuçiqi. Dhe,ashtu siç është tash, për fat të keq, edhe Vuçiq ka filluar me kombinimet e veta. Ky mosbesim që ekziston e ka kushtëzuar apelin”, ka thënë Amfilohije, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se si e sheh hapin e Vuçiqit që për Kosovën të këshillohet me intelektualët, Amfilohije ka thënë se mendon se kryetari i Serbisë po dëshiron ta zvogëlojë përgjegjësinë e vet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme