Qytetarët e Dobratinit në përkrahje të Vetëvendosjes dhe Gazmend Islamit

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Islami, ka njoftuar se mijëra qytetarë janë mbledhur në fshatin Dobratin për të mbështetur fitoren e Albin Kurtit, shkruan Ekonomia Online.

Islami theksoi se në Dobratin u ndje aroma e fitorës se Vetëvendosjes.

Postimi i plotë i Islamit në Facebook:

Në fshatin Dobratin u ndje aroma e fitores së Vetëvendosjes. Shumë qytetarë u mbledhën në tubimin e organizuar nga kandidati Gazmend Islami, për ta konfirmuar mbështetjen e fuqishme për ne dhe Albin Kurtin Kryeministër.

Në tubim na nderoi prezenca e Agim Bahtirit, Liburn Aliut, Shpejtim Bulliqit, Sabri Kiçmarit dhe Fidan Ademit.

Shihemi në mbrëmjen e 6 tetorit për të festuar së bashku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme