Fshesa e Kurtit: Shkarkohet drejtori i Hidroregjionit në Prizren

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Qeveria Kurti sapo ka shkarkuar kryeshefin Ekzekutiv Besim Baraliun në KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A, në Prizren.

Në një dokument ka që siguruar IndeksOnline thuhet se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Kompanisë Rajonalë të Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” i ka ndërprerë kontratën e punës Baraliut.

Kujtojmë se para dy viteve Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor Besim Baraliun, kryeshef ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor për veprën e sulmit fizik ndaj një punëtori dhe shkaktimit të lëndimeve të lehta trupor.

Baraliu ishte dënuar me gjobë në vlerë 500 euro për veprën e lartcekur.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë për shkak se Besim Baraliu nga fshati Bukosh i Suharekës me banim në Prizren, me datën 16 maj 2016, rreth orës 10.40 minuta në Prizren në rr.Wesli Clark në ambientet e Hidroregjionit Jugor, i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore personit tjetër, i cili kishte rezultuar me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër.

Të ngjashme