Funksionari i vjetër i LDK-së që s’do ta shihni në Kuvend pas një dekade

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhjet e 6 tetorit kanë lënë jashtë Kuvendit të Kosovës disa figura të vjetra të partive politike, të cilat ishim mësuar t’i shihnim në televizor sa herë kishte seanca në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Sovrani e ka lënë jashtë Kuvendit, ish-deputetin dhe një prej figurave më të rëndësishme të PDK’së , Xhavit Halitin.

Ndërsa hiq më lehtë s’ka kaluar as ish kryetari i Prishtinës, sekretari i LDK’së së Isa Mustafës e ish-shefi i deputetëve të kësaj partie, Ismet Beqiri.

Në listën përfundimtare të publikuar nga KQZ, emri i tij nuk figuron askund në 29 emrat të cilët kanë arritur të sigurojnë një ulëse ne Kuvend.

Nuk dihet ende saktë se sa vota ka arritur te marrë Ismet Beqiri, derisa në listën e kandidatëve për deputetë ka qenë i 11-ti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme