Fushata për balotazh në Drenas nga 12-16 dhjetor

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 15:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë ankesë lidhur me procesin e votimit apo numërimit të votave në këtë komunë. Ankesat që janë bërë në PZAP nuk ndikojnë në këto rezultate.

Pas miratimit të këtyre rezultateve, nis të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në PZAP lidhur me këto rezultate.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktiminin e afateve të aktiviteteve për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit që do të mbahen më 18 dhjetor 2016.

Sipas këtyre afateve, Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 12 dhjetor dhe do të përfundojnë më 16 dhjetor 2016.

Gjithashtu, sipas këtij vendimi, KQZ-ja caktoi edhe afatin për dorëzimin e kërkesave të reja për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve apo vëzhguesve shtesë të zgjedhjeve, i cili fillon më 6 dhjetor dhe përfundon më 15 dhjetor 2016.

capture

Të ngjashme