Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator, afati për dërgimin e koalicioneve deri më 30 qershor

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 14:39 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale fillon nga 16 shtatori deri më 15 tetor, ndërsa afati i fundit  për t’i dërguar koalicionet është më 30 qershor, kështu u tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike, tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.

Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.

Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për  Zgjedhjet Lokale 2021 është shtyrë në mbledhje të radhës, për të vazhduar me pikën tjetër të rendit ditës që është Shqyrtimi  i kërkesës  së AKR-së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit zgjedhor me rekomandime votohet nga anëtarët e KQZ-së.

Më pas KQZ-ja ka miratuar plani operacional për zgjedhjet lokale.

Alim Rama nga VV-ja tha se tërheqja e shortit do jetë më 8 shtator, fushatat fillojnë me 16 shtator deri më 15 tetor,  operacioni  i votimit përmes postës fillon më 10 korrik dhe përfundon më 20 gusht periudha e votimit 14 shtator më 15 tetor.

Florian Dushin mbi Shqyrtimin dhe miratimin e plotësim/ndryshimit të Rregullit mbi certifikimin e subjekteve politike, tha se duhet t’i lejohet këshillit ta shqyrtojë edhe propozimin që subjektet politike po dënohen mjaftë shume nga gjobat e disa shkeljeve të parapara që më nuk quhen shkelje dhe ndërrimi apo ndryshimi i rregullave përgjatë zgjedhjeve.

Arianit Elshani nga PDK ka konsideruar si jo të duhur që të ketë ndryshime të procesit zgjedhor dhe që do votojë kundër ndryshimit të rregullave përgjatë procesit zgjedhor, që sipas tij është kundër çdo rregulle dhe ligji.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se pajtohet me Elshanin lidhur me kundërshtimin e tij për të pasur ndryshime gjatë procesit zgjedhor.

“Pajtohem plotësisht me Z.Elshani sepse nuk mund të ndërrohet asnjë rregullore pasi bie  ndesh me kushtetutën dhe rregullat, dhe rekomandoj që kjo pikë të shtyhet pas zgjedhjeve lokale”, tha Radoniqi.

Ndryshimet mbi rregullat e lojës brenda procesit zgjedhor vendoset që të lihet në shqyrtim pas zgjedhjeve lokale.

Të ngjashme