Fusnota pengesë për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 08:46 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik Haki Abazi, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se fusnota e ka prolonguar procesin e anëtarësimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

Sipas tij, me pranimin e fuanotës Kosova e ka fuqizuar rezolutën 12 44 dhe nëpërmjet kësaj është pamundësuar edhe anëtarsimi në UNESCO, edhe ecja drejt krijimit të hapësirës për ulëse në Kombet e Bashkuar.

“Fusnota veç ka filluar të jap efektin e vet sepse Kosova e ka devalvuar pozitën e saj, subjektivitetin e saj ndërkombëtar që në fakt u konfirmua nëpërmjet opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se nuk e ka shkelur rezolutën 1244, se shpallja e pavarësisë nuk ka qenë në kundërshtim me kornizën kushtetuese dhe se e drejta për vetëvendosje ju ka njoft Kosovës, qytetarëve të saj. Kthimi mbrapa duke ia vendosur fusnotën në fakt e ka fuqizuar rezolutën 12 44 në fushveprimin e Kosovës si subjekt ndërkombëtar dhe nëpërmjet fusnotës është parandaluar edhe anëtarsimi në UNESCO, edhe ecja drejt krijimit të hapsirës për ulëse Kombet e Bashkuara”, vlerëson Abazi.

Për Abazin Kosova ka gjasa të mos pranohet edhe në INTERPOL bash për këtë arsye.

“Unë mendoj që ka me qenë rresik i jashtëzakonshëm që të mos njihet dhe mos të pranohemi në INTERPOL pikërisht për shkak të pranimit të fusnotës. Fusnota ka qenë në një formë konsekuencë e një dialogimi në Bruksel i pa menduar mirë dhe i pa pozicionuar në mënyrë strategjike”, ka shtuar Abazi.

Sipas tij, njohjet për shtetësin e Kosovës nuk ka pasur qe një kohë të gjatë për shkak se iu është dhënë mundësi shteteve për të pritur rezultat konkret nga dialogu Kosovë-Serbi.

“Të gjitha shtetet që nuk janë përcaktuar kundër njohjes së Kosovës, por nuk e kanë bërë njohjen i kanë krijuar vetes hapsirë për të mos e njohur derisa nuk ka rezultat konret të dualogut, që do të thotë në mënyrë të pamenqur ju kemi krijuar hapsirë të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që ato të mos e bëjnë. Ndërsa këryre që kanë marr qëndrim kundër pavarsisë së Kosovës ju kemi forcuar argumentin se Serbia megjithatë është një hisedar në procesin e përcaktimit të statusit final”, thotë Abazi.

Të gabuar ai po e konsideron edhe strategjinë e përdorur nga shteti për lobim dhe në përgjithësi politikën e jashtme.

“…pse kemi nevoj të kemi ambasadë me shpenzime enorme në Japoni kur nuk kemi as komunitet por edhe nuk kemi realizuar asnjë lloj mardhënje bilaterale ekonomike me Japoninë. Në fakt Japonia ka qenë më aktive nëpërmjet Agjencionit Zhvillimor Ndërkombëtar para se të ketë ambasadë sesa që kemi ne tash atje. Ky është vetëm një rast që ne bëjmë shpenzime dhe nuk kemi strategji se si mund të lëvrojmë ose të lidhim marrëveshje bilaterale”, përfundon Abazi, raporton EO.

Të ngjashme