Fyhet dhe kërcënohet ish-këshilltari i Hotit, pasi e kritikoi Kurtin

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Visar Berisha, i cili kishte shërbyer si këshilltari të ish-kryeministri Avdullah Hoti, është fyer, kërcënuar dhe etiketuar në mënyrën me të ulët të mundshme, vetëm pse ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

Berisha gjatë ditës së djeshme në Facebook kishte shkruar një status ku i drejtohej kryeministrit në lidhje me referendumin serb.

Ai kishte thënë që kryeministri të mos fshihet pa Kuvendit, dhe se legjitimiteti vjen nga e vërteta dhe jo nga shuma e votave.

“Kryeminister, Ligjitimiteti vjen nga e verteta jo nga shuma e votave. Mos u fsheh pas Kuvendit.
Lidhi me 13sh edhe grahi detyrave qe t’i ka dhane populli e lej njerezit rahat”, ka shkruar Berisha.

E ndaj këtyre rreshtave, një personi që fshihet prapa profilit të rremë me emrin “Dardani Ferizaj”, e ka sharë dhe ofenduar Berishën në hapësirën e komenteve në statusin e mposhtëm, shkruan Metro.

“Ta q* nanën detyrat e tij. T’q* poqavrën e nanës. B* jote kishe po tham dishka. Kush k* je ti me fol për kryeministrin që e kena zgjedh 70% e popullit. Mshele fb edhe mos t’shoh ma t’u shkru”, ka shkruar ai.

Komentuesi nuk është ndalur vetëm më kaq, ai ka kërcënuar Berishën.

Dhe pasi që Berisha e ka paralajmëruar që do ta raportojë në Polici, ai ka vazhduar, duke i thënë që rastin ta lajmërojë “në Serbi e në PDK”.

Të ngjashme