Gana akrediton ambasadoren në Kosovë, Pacolli paralajmëron njohje të reja

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 08:44 | Nga

Ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Gana ka akredituar ambasadoren në Kosovë.

Akreditimi i ambasadores hedh poshtë propagandën e Serbisë, për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ky vend.

“I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell-Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë”.

“Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme