Gani Dreshaj do të jetë pjesë e listës së AAK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se në listën zgjedhore të kësaj partie do të jetë edhe Gani Dreshaj.

Dreshaj ishte kandidatë i AAK-së për kryetar të Istogut në zgjedhjet e fundit lokale.

Postimi i plotë i Haradinaj:

Gani Dreshaj tash e sa kohë është pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik.

Përkrahës i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Humanist i devotshëm, që gjithherë ishte pranë njerëzve në nevojë. Ndërmarrës i suksesshëm që hapi shumë vende pune.

Lista e Aleancës edhe në këto zgjedhje, do ketë njerëz të vlefshëm si Ganiu, që kontribuan shumë për vendin.

Na priftë e mbara!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme