Gani Dreshaj – medieve: Në parlament nuk vi i dehur

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 17:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj u ankua për disa media, duke thënë se nuk vjen i alkoolizuar në parlament. Sipas tij, ai mund të ketë edhe problem shëndetësorë.

“Mediat mos shpifni dhe mundoheni të jeni sa më njerëzor se unë në parlament nuk vi i dehur, po ndoshta kam një problem shëndetësor. Çështja shpifjes për atë çka e kam bë, secila gazetë, mos shpifni se iu kam duruar gjatë. Leni shpifjet, se është e turpshme me e marrë sëmundjen shëndetësore e me dalë me thënë ka qenë i pirë në parlament”, tha Dreshaj.

Këto komente Dreshaj i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku shprehi edhe një shqetësim tjetër atë për kartonin e gjelbër, sipas tij, po plaçkiten mërgimtarët.

“Kërkesa e dytë është se që 20 vjet jemi tu fole e kemi mbet peng unë e çdo mërgimtar janë tu u plaçkitë për kartonin e gjelbër. Mblidheni buxhetin. Prokurimi dhe njerëzit e Agjencisë Tatimore janë aq të këqij. I kemi njerëzit me të pasur ata të Agjencisë Tatimore por edhe të prokurimit”, tha Dreshaj.

“Janë tu na shkuar miliona jashtë vendit tonë. Pse akoma merr qindra miliona për me kontrollu policinë e shtetit. Një ditë të nderuar, mendoni që kemi njerëz në komunën e Istogut që 20 vjet nuk kanë ujë të pijes”, tha Dreshaj.

DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, December 6, 2018

Të ngjashme