Gani Geci bën thirrje ta votojnë mbesën e tij për deputete

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 11:19 | Nga

Fitore Geci, vajza e vëllait të Gani Gecit do të jetë pjesë e listës për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Gani Geci përmes një statusi në Facebook, duke thënë se ishte zgjedhja e tij më e mirë “që elektorati ynë ta din që ne ishim dhe jemi pjesë e garës së LDK –ës”

“E zgjodha emrin e Fitore Gecit që përkon me Fitoren e madhe që do ta korrë LDK -ja në këto zgjedhje . Të dashur mbështetës të mi dhe të familjes sime që më keni përkrahur që sa vite të ndihmoj LDK –në: Mos më pyesni si dhe pse, por votoni koalicionin LDK -AKR – Votojeni Firoren për fitoren e madhe të Koalicionit LDK -AKR. Fitore Geci është vajza e vëllaut tonë të madh Halil Gecit . Ka mbaruar fakultetin e Edukimt në Universitetin e Prishtinës , studion në Master. Është arsimtare në shkollën “Ibrahim Rugova në Obiliq . Kjo ishte zgjedhja ime më e mirë e mundshme që elektorati ynë ta din qe në ishim dhe jemi pjesë e garës së LDK -ës. Beteja e Koshares i ka treguar Serbisë se si Lufton LDK -ja. Vëllezërit Geci i kemi treguar Serbisë edhe hajnave të Kosovës se si mbrohet shteti dhe pragu i shtëpisē. Shihemi në Finale!”, shkruan Geci në Facebook.

Afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë në Komisionin Qendrorë Zgjedhorë ka përfunduar mbrëmë në mesnatë. Ndërkohë që ende nuk është bërë publike lista e LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme