Gani Geci: Thaçi më thirri në PDK, i thash më parë bëhem me Petroviqin se sa me ty

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Gani Geci ka rrëfyer një moment interesant gjatë karrierës së tij politike. Ai ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte ftuar që t’i bashkëngjitej PDK’së.

Geci thotë se këtë ofertë Thaçi ia bëri përmes telefonit, madje i tha se mund ta zgjedhë cilindo numër që të dojë brenda listës së deputetëve të PDK’së.

“Edhe pse PDK’ja më kanë thirrur, vet Hashim Thaçi më ka thënë a po vjen në PDK sepse s’po të lejon Isa Mustafa”, ka thënë Geci në Klan Kosovë.

‘Cilin numër po e don’, më ka thënë Thaci”.

Ndërsa Geci i është përgjigjur se më parë bëhet me serbin Petroviq se sa me të.

“Unë i kam thënë më parë bëhem me Petroviqin se sa me ty”, shtoi Geci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme