Gani Koci ka një porosi për burrin e Albulena Haxhiut

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 09:16 | Nga

Zëvendësministri në detyrë i financave, Gani Koci ka reaguar ndaj kërcënimit të burrit të deputetes së VV-së Albulena Haxhiut ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Koci përmes një postimi në Facebook ai i ka kërkuar Alban Krasniqit, që ta ruajë “kukullën”, siç e ka quajtur Koci deputeten e VV-së, pasi sipas tij, ajo duhet t’i ruajë bombolat e gazit lotsjellës.

“Urrejtja patologjike e militantëve të Vetëvendosjes ndaj Drenice në veçanti, dhe ndaj PDK-së në përgjithësi nuk ka të ndalur! Burri i Albulena Haxhiut, vërtetë një kriminel i bandës kriminale të Dardanëve te VV-së, përpiqet ta ‘frikësoj’ Blerta Deliun, pas debatit në RTK, me këtë mesazh”, ka shkruar Koci.

“E kanë të kotë! Le ta ruaj ‘kukullën’ e vet në shtëpi se i duhet me i fshehë bombolat e gasit, aty ku nuk duhet, për kuvend!”, ka shkruar Koci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme