Ganimete Musliu: Kandidaturat për kryetar të PDK-së po i presim me ëmbëlsira dhe buzëqeshje

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Edhe pak orë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit për kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Deri më tani veç Memli Krasniqi e ka shpallur kandidaturën.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet me disa zyrtarë të partisë.

Ajo ka thënë se kandidaturat për kryetar të PDK-së po i presin me ëmbëlsira dhe buzëqeshje.

“Kandidaturat për Kryetar të PDK-së, po i presim me ëmbëlsira dhe me buzëqeshje”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme