Ganimete Musliu mban fotografinë e Adem Jasharit e Hashim Thaçit në zyrë: Krah njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një fotografi nga zyra e saj.

Në fotografi shihet që prapa vetes ka fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Komandanti legjendar dhe Presidenti dy simbolet e çlirimit, edhe në zyren time krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra! 🇦🇱🇽🇰❤️”, ka shkruar Musliu në përshkrimin e fotografisë.

Ky është postimi i saj i plotë:

Mirëmëngjesi!

Komandanti legjendar dhe Presidenti dy simbolet e çlirimit, edhe në zyren time krahë njëri-tjetrit, si në kohët e vjetra!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme