Ganimete Musliu modifikon një mesele, tallet me Kurtin

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, përmes një historie të modifikuar ka ngacmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, duke thënë se Kurti është vetvetja vetëm kur del në rrugë.

Sipas saj, Kurti dëshiron të shkatërrojë gjithçka që nuk e ka ndërtuar vetë.

“Albini veç kur del në rrugë është vetvetja, se ka merak si knus me qit gjyksin edhe me shà e me shkatërru gjithçka qe nuk e ka ba vet”, ka shkruar Musliu.

Ky reagim i deputetes vjen pak momente para nisjes së protestës së VV’së në shesh dhe paralajmërimeve për eskalim të situatës nëse Kushtetuesja merr vendim ndryshe nga ai që i konvenon partisë së Kurtit.

Nje plak, që ishte ulur afër oxhakut, i thotë Albin Kurtit: – Albin, hajde ulu këtu, afër meje.- Po nuk i takon…

Gepostet von Ganimete Musliu am Donnerstag, 28. Mai 2020

Të ngjashme