Ganimete Musliu përfshihet në debatin me LVV-në, ju hala nuk e dini çka është dhuna

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përfshirë në  konfliktin mes deputetëve Mërgim Lushtaku dhe Arbër Rexhaj që ndërlidhet me amandamentin e një projekti me furnizimit me ujë në Skenderaj, i cili u hodh poshtë me shumicë votash nga Vetëvendosje.

Rexhaj i ka thënë Lushtakut të mos e ngrisë zërin në Kuvend. Me këtë rast ka reaguar bashkëpartiakja e Lushtakut, Ganimete Musliu,

“Tu e dëgju debatin, mu kujtu një herë e patën lodhë Shefqet Krasniqin, jo feja kështu, jo feja ashtu. Ju patë thanë: ‘Mos më detyroni se vij e ua këndoj ‘Allahu Ekber’ në foltore e s’keni çka me më ba. Edhe unë, këtyre deputetëve që po moralizojnë sot, këta hala nuk e dinë çka është dhuna. Na e kemi përjetuar dhunën në Kuvend, por këta deputetë që po flasin nuk e dinë. Mos nxitni dhunë, mos provokoni”, tha Musliu e PDK-së.

Të ngjashme