Ganimete Musliu publikon një fotografi nga Kuvendi: Kosova është shtet pa Qeveri

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një foto nga seanca e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Musliu thotë se ministrat e Qeverisë Kurti e as vet kryeministri nuk kanë shkuar në seancën e sotme.

“Para pak dite pata thënë se Kosova është shtet pa Qeveri”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ajo tha se edhe pse sot po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë, “vetëm qeveri e qeverisje nuk po shohim”.

Të ngjashme