Ganimete Musliu tregon se sa i vjen zakonisht fatura e rrymës

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur lidhur me ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Ajo deklaroi se si çdo qytetarë tjetër i Kosovës bashkë me familjen do të përballen me këto çmime.

Ajo tha se nuk kanë ndonjë pajisje tjetër speciale që mund t’i ikin këtyre çmimeve.

“Unë ku banoj kam pas fatin të jem e kyçur në ngrohtore të qytetit”, tha ajo.

Është njëfarë lehtësimi, por nuk është bash lehtë.

“Unë jetoj vetëm dhe prej mëngjesit gati gjithë ditës jam në takime nuk shpenzoj shumë. Pra nuk mundem me u nis prej këtij fakti, po diku 25-30 euro nuk paguaj më shumë sepse nuk shpenzoj. Por në familje është ndryshe. Në një familje 4 anëtarëshe minimumi nuk mund të përballojë, sidomos nëse nuk ka kyçje në ngrohtore”, shtoi ajo në ATV.

Duhet përkujtuar që ZRRE-ja dje mori vendim për ngritje të çmimit të faturave të energjisë elektrike, ku qytetarë të cilët shpenzojnë mbi 800 kWh, do të detyrohen të paguajnë me çmim të ngritur.

Të ngjashme