Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani – me dyja këmbët mbi të!

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe analisti Halil Matoshi ka reaguar pasi gjatë një vizite të presidentes Vjosa Osmani në Komunën e Mamushës – pra një komune të Republikës së Kosovës është ekspozuar flamuri i Turqisë.

“Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq dhe në prani të Presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për simbolet”, ka shkruar Matoshi në një postim në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani – me dyja këmbët mbi të!

Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq dhe në prani të Presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për simbolet.

Shkelje e dyasnshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga Presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kosovar për simbolet!?

Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO, Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!

Ky asht skandal protokolar dhe e qet keq Presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson!

Mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës!

Me e ngrit paralelen me komunat në veri të Kosovës (me struktura ende të pashueme paralele) asht dyfish skandal, sepse e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë!?Me e krahasu me ndonji folklorist komunal që e ekspizon flamurin e shtetit shqiptar në protokolin shtetëror të Kosovës, asht naivitet dhe shpërfaqë jojolalitet ndaj shtetit të cilit i je betu dhe nga taksat e shtetasve të te cilit paguhesh!Presidentja talli sot ligjet e Kosovës!

Të ngjashme