Gashi: Blinken ritheksoi qëndrimin se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Drilon Gashi tha se letra që sekretari amerikan Anthony Blinken u dërgoi mbrëmë institucioneve të Kosovë, kishte shumë përmbajtje, shkruan gazeta Express.

Ai deklaroi se Blinken pati  kërkesa të qarta të Kosovës.

“Letra kishte shumë përmbajtje. Fillimisht, natyrisht e  thatë që SHBA-ja qëndron prapa pavarësisë së Kosovës, zgjerimit të sovranitetit të saj , përshkruajti ndihmën që Kosova e bëri për refugjatët afganë si diçka që SHBA-ja është shumë mirënjohëse dhe pastaj doli tek thelbi i letrës, që ishte e ndarë në dy pjesë”, ka thënë ai.

Më tutje Gashi tha se Blinken edhe njëherë e ritheksoi qëndrimin amerikan që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“E para ishte që ritheksoi qëndrimin amerikan që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë gjë që e kam thënë edhe z.Biden në letrën kur e mori mandatin dhe e dyta ishte një sërë një çështjesh që kanë të bëjnë me të drejtat e serbëve në Kosovë, që lidhen në një mënyrë edhe me bërjen e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, me vendimin e Gjykatës  Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit dhe për çështjen e të pagjeturve”, tha ai.

Të ngjashme