Gashi: Demokracia e Amerikës le të jetë shembull për Evropën

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korikut, ditës së pavarësisë.

Gashi duke shprehur falenderimet e thella për shtetin mik të Kosovës, ka thënë se uron që demokracia e këtij shteti të jetë shembull për Kosovën dhe gjithë shtetet evropiane.

Urimi i plotë i Gashit:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shtylla kryesore ku populli shqiptar është mbështetur ndër vite.

Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e saj janë të sigurt se Amerika do të vazhdojë të ketë rol të tillë përkrahës për popullin, të cilit ia zgjati dorën kur kishte më së shumti nevojë.

Duke shprehur falënderimet më të thella, në emrin tim personal uroj Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë – demokracia e këtij shteti mik të jetë shembull për ne dhe për shtetet evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme