Gashi deputetëve të LDK-së: Buxheti për MKRS-në është rritur

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 14:17 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se buxheti për këtë ministri për vitin e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Gashi ka replikuar me deputetët e LDK-së Mirjeta Kalludra dhe Driton Selmanaj. Kalludra tha se ka zbritje të buxhetit në krahasim me vitin e kaluar në këtë ministri, ndërsa Selmanaj kërkoi sqarim mbi projektin e shtëpisë së kulturës në komunën e Suharekës.

“Sa i përket buxhetit të departamentit të rinisë, jo që ka zbritje, por ka ngritje të buxhetit. Ka një dallim tek kategoritë, pra kemi zbritje tek pjesa e kapitaleve sepse nuk ka nevoja të reja për investime kapitale në fushë të rinisë sepse ne një pjesë veç po e përfundojmë, ndërsa në subvencione kemi rritje”.

Kalludra, ka thënë se ka pasur rritje të buxhetit edhe tek disa ministri të tjera, teksa ka quajtur Qeverinë të dështuar pasi sipas saj nuk ka arritur të menaxhojë paranë publike.

“Keni theksuar se Qeveria ka prioritet ruajtjen e stabilitetin makrofiskal dhe menaxhimin e financave publike, mirëpo po dëshmohet e kundërta. Milionat që po ndahen për lobim për njohje, atyre për anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare”.

“Gjatë tetorit Qeveria ka rritur dukshëm shpenzimet e luksit. Në kategoritë buxhetore të identifikuara në raport si subvencione e transfero gjatë tetorit janë shpenzuar 41,6 milionë euro nga 31,3 milionë sa ishin shpenzuar vitin tjetër. Kjo tregon më së mirë shpenzime e parasë publike si është duke ndodhur”.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi vazhdon seancën plenare, në të cilën do të vazhdojë shqyrtimi për herë të parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Në rend dite janë dhe tri projektligje të tjera: Ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social; Projektligji për Produktet Biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 7, 2018

Të ngjashme