Gashi: Edhe unë nëse kandidoj për kryetar të Prishtinës me VV-në, i fitoj zgjedhjet

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po të kandidonte për kryetar të Komunës së Prishtinës me Lëvizjen Vetëvendosje, do t’i fitonte zgjedhjet siç thoshte dikur Isa Mustafa “me duar në xhepa”.

Gashi tha se s’do që të kandidojë për kryetar të komunës, por sipas tij, po të kandidonte do t’i fitonte zgjedhjet.

“… se s’po du me kandidu për Prishtinë, por po ta garantoj se edhe me kandidu, unë fitoj. Definitivisht po”, është shprehur Gashi.

“Unë vetë, i mirë i keq, me kandidu për kryetar komune në Prishtinë, nëse e kam dhe besoj që po, përkrahjen e Vetëvendosjes, i fitoj zgjedhjet bash siç thoshte Isa Mustafa ‘me duar në xhepa’”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi u shpreh i bindur se kushdo që kandidon për kryetar komune nga Vetëvendosje, i fiton zgjedhjen.

“Kushdo që kandidon prej VV’së në Prishtinë, i fiton zgjedhjet”, shtoi Gashi.

Të ngjashme