Gashi: Haradinaj e nominoi veten për president, dyshimet nga Specialja e zbehin kandidimin

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Tomë Gashi po vlerëson se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka nominuar veten për president.

Gashi në një intervistë për Ekonomia Online thotë se vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së janë kalkulime politike të niveleve të larta.

Ai thotë se kandidatura e Haradinaj mund të reflektojë shumë keq sepse mbi të rëndojnë dyshimet në nga Specialja. Këtë Gashi e lidh me dorëheqjen nga posti i kryeministrit para një viti e gjysmë.

“Unë mendoj që këto janë kalkulime politike të niveleve të larta, por nëse e marrim parasysh që Ramush Haradinaj e ka nominuar vetveten meqenëse vendimet në çdo parti politike, por edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është Këshilli i Përgjithshëm dhe çështje të tjera që sipas meje janë vetëm aspekte formale”.

“…mendoj që nuk do të duhej të paraqes kandidaturë të tillë që të bëhej president i Kosovës derisa mbi të rëndojnë dyshimet në Gjykatën Speciale mënese Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të kaluar para një viti e gjysmë kur ka marrë një ftesë nga Gjykata Speciale dhe ka dhënë dorëheqje për dyshimet që i ka atje”, shtoi Gashi.

Mes tjerash, Gashi potencoi se nuk është i drejtë një nomimin i tillë nga Këshilli Drejtues i AAK-së.

“Në situata të tanishme kur ato dyshime nuk janë hequr besoj që nuk është i drejtë një nomimin i tillë. Sidoqoftë janë kalkulime politike që nuk do të duhej të ishin në situata të tilla kur dikush ka një ftesë nga Gjykata Speciale dhe që kandidon për president derisa ajo situatë të zgjidhet”, shtoi ai.

Ai tha se nuk e ka të ndaluar që të kandidojë as një qytetar i Pepublikës së Kosovës që ta marrë postin më të lartë shtetëror, raporton EO.

“Ligjërisht nuk e ka të ndaluar që të kandidojë as një qytetar i republikës së Kosovës që ta marrë postin më të lartë shtetëror që do të duhej të shikoheshin në interes të popullit të Kosovës”.

Haradinaj pas mbledhje së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, konfirmoi se ka marrë bekimin e anëtarësisë për president të ardhshëm të vendit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme