Gashi i LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 15:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

“Zgjedhjet janë opsion në demokraci. Partitë gjithmonë duhet të jenë të gatshëm për zgjedhje, dhe ne jemi të gatshëm”, tha Gashi pasi doli nga mbledhja e LDK-së.

Tutje, Arben Gashi tha se në LDK nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi ende nuk ka kandidatë zyrtarë për president të Kosovës.

“Kjo është një hipotezë se kush do të jetë kandidat, kandidatët shpallen në Kuvend, për momentin s’ka asnjë kandidatë zyrtarë. Ne nuk kemi diskutuar emra të përveçëm, pasi s’ka asnjë kandidatë zyrtarë të paraqitur në Kuvend”, tha ai para medieve.

“Rezultati i Podujevës është rezultat jo i kënaqshëm për ne dhe normalisht do të merremi me analiza për të parë se ku janë problemet dhe për t`i evituar ato në zgjedhjet e ardhsme lokale që do të jenë pas 10 muajsh. Në proces diku ka ndodh një shkëputje me elektoratin”, shtoi ai.

Mes tjerash, shefi i grupit parlamentar të LDK- së bëri me dije se në takimin e sotëm është folur edhe për çështjen e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe gjetja e një zgjidhjeje për këtë projektligj.

Të ngjashme