Gashi i PDK-së e quan manjak Xhelal Sveçlën: Tentoi t’i kontrollojë qytetarët

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ish-Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla me veprimin e tij duke u futur në dhomën e përgjigjemeve në Telekom, ka bërë shkelje të Kushtetutës, madje e quan edhe manjak.

Gashi ka thënë se ndërhyrja në Dhomat e Përgjimeve nga Sveçla përveç që ishte jo-Kushtetuese, është tendencë për të kontrolluar jetën e qytetarëve për qëllime politike të shantazhit.

Ky është shkrimi i tij:

Asgjë nuk ishte rastësi!

Që nga shkelja e së drejtës Kushtetuese të privatësisë së qytetarëve me vendimin e konfirmuar jo-Kushtetues e duke vazhduar me ndërhyrjet e pashembullta e të paligjshme në Dhomat e Përgjimeve, Xhelal Sveçla, ky manjak i ndërhyrjes në privatësi, konfirmoi edhe një herë tendencën e tij për të kontrolluar jetën e secilit qytetar, me qëllimin e vetëm politik për të shantazhuar dhe përdorur ato informacione për interesa të grupit të tij. Ky është skandali më i madh dhe standardi më i keq që provoi të instalojë grupi Kurti!

I bëjmë thirrje Prokurorisë që menjëherë t’i fillojnë hetimet për këtë grup dhe të njëjtit të japin përgjegjësi para drejtësisë.

Të ngjashme