Gashi: Kërkesa e Veselit, e shtruar pëmes meje në KQZ ishte e drejtë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i KQZ-së Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook thotë se dy ditë para zgjedhjeve ka kërkuar që votat e subjekteve të numërohen në vendvotim, ndërsa votat për kandidatë të numërohen në QNR.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Me kërkesë të Kryetarit Veseli, dy ditë para 6 tetorit, pa paragjykuar rezultat, kam kërkuar në KQZ dy zgjidhje:

E para, votat të numërohen në vendvotim vetëm për subjekte, ndërsa për kandidatë në QNR-Qendra e Numërimit dhe Rezultateve;

“Ose, të nxjerrim vendim për rinumërim të tërësishëm të votave, që do të ishte preventiv për manipulim! Që të jem i sinqertë, kolegët më mbështetën opsionin e parë, por fatkeqësisht nga frika e ankimimit, të nesërmen ndryshuan qëndrim”

“Ndërsa, për rinumërim të tërësishem nuk gjeta mbështetje!Koha po tregon që kërkesa e Veseli, e shtruar pëmes meje në KQZ, ishte e drejtë dhe e sinqertë!Lutemi që Kuvendi Kosovës, pas konstituimit të orientohet për reformë zgjedhore sa më parë”

Të ngjashme