Gashi: Kosova nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë sa i përket krimeve të luftës

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Publicisti Shkëlzen Gashi vlerëson se programi qeverisës i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë një projekt që do ta rifreskojë opinionin publik ndërkombëtar sa i përket krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë gjatë luftës.

“Serbia synon ta kthejë Kosovë nga viktima në agresor, dhe vet nga agresori të kthehet në viktimë. Kur kuvendi ka votuar Gjykatën Speciale jam takuar me Hashim Thaçin, atëherë kryeministër dhe i kam thënë dhe ia kam dorëzuar një projekt 10 faqe dhe i kam thënë se duhet bërë disa aktivitete për rifreskim të vëmendjes – hapje të ekspozitave të krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, prodhime dokumentaresh, botime librash”.

“Kosova nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë sa i përket krimeve të luftës”.

Gashi është shprehur në Rubikon se Kosova duhet ta përdorë shpalljen si të pafajshëm nga ish Gjykata e Hagës të disa prej drejtuesve të UÇK-së dhe shpalljen fajtorë të atyre serbë.

“Prej Kosovës nuk është përdorë sa e si duhet në fakt: Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish- Jugosllavi e themeluar më 1993 është marrë me palët në luftë dhe kjo gjykatë ka vendosur që ata që e përfaqësojnë Kosovën në këtë luftë, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj të shpallen të pafajshëm”.

Të ngjashme