Gashi: Kurti nuk po bën kurrfarë gabimi, ShBA-ja duhet të presë

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka thënë se është në rregull t’i thuhet Amerikës që të presë për heqjen e taksës, pasi bëhet fjalë vetëm për 25 ditë.

Në Rubikon të KTV-së, Gashi tha se Kurti nuk është duke bërë ndonjë gabim.

“Ne shqiptarët kudo që jemi e dimë se ne jemi me Amerikën, por edhe ata janë me ne. Në vitin 1912 Shqipëria nuk do të ekzistonte fare pa Amerikën, edhe ne sikur të mos dëshironim ndikimin e saj nuk do ta kishim. Kosova është projekt edhe amerikan, e me siguri s’do të ekzistonim si shtet. Mendoj se Kurti nuk është duke bërë kurrfarë gabimi. Por, as Amerika nuk e ka për ngutë dhe mund të pretë disa ditë për heqjen e tarifës, që i bie se në më pak se 25 këto taksa do të hiqen nëse përmirësohet Serbia”, u shpreh Gashi.

Ai thotë se duhet të mos blihet produktet serbe.

“Në shumicën e marketeve tona janë prodhime serbe, por fajin më të madh e kemi ne që i blejmë ato. Mendoj se është në rregull t’i themi Amerikës pritni, por kjo pritje është rreth 25 ditë. Nuk duhet të sillemi sikur ne jemi udhëheqës vetëm formalisht. SHBA-së i intereson qetësimi i rajonit. Do të jemi në situatë të tillë të njëjtë edhe pas heqjes së taksës”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme