Gashi: LDK e ka Kryeministrin dhe Kryetaren e Kuvendit, Presidenti i takon AAK-së

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Gashi që është pjesë e Këshillit Drejtues të AAK-së, ka thënë se pozita e Presidentit të Kosovës i takon kësaj partie pasi t’i skadojë mandati Hashim Thaçit.

“Mendoj se Haradinaj duke u bazuar në përvojën e tij dhe të kaluarën e tij. Në shumë situata kur ka qenë në pyetje vendi Haradinaj e ka dëshmuar veten dhe ne mendojmë që i takon që të bëhet President”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

Sipas tij kjo pozitë nuk mund t’i takojë LDK-së.

“LDK ka dy pozita, Kryeministrin dhe Kryetaren e Kuvendit dhe pozita e Presidentit do të duhet t’i takonte AAK-së”.

Të ngjashme