Gashi: Lista e kandidatëve për Kuvendarë të PDK-së në Prizren është lista më e larmishme

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi ka shkruar se lista e Kandidatëve për Kuvendarë të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, është lista më e larmishme, gjithëpërfshirëse, kualitative.

Postimi i plotë:

Ekipi i FITORES! Sot kemi mbajtur takimin e parë me Kandidatët për Kuvendarë, ku vendosëm njëzërish, me entuziazëm dhe vendosshmëri për FITOREN e madhe! Kjo super ekipë është garancion për sukses në zgjedhje dhe garancion për qeverisje adekuate! Lista e Kandidatëve për Kuvendarë të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, është lista më e larmishme, gjithëpërfshirëse, kualitative dhe mbi të gjitha përfaqëson të gjitha kategoritë sociale të qytetit tonë! Ne kemi ekipën më të mirë dhe jemi të vendosur të i’a kthejmë identitetin dhe dinjitetin qytetit tonë, të gjithë së bashku! Na priftë e mbara! KG

May be an image of 7 people, people standing and indoor


Të ngjashme