Gashi në Austri takohet me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 09:56 | Nga

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi me bashkëshorten, Jehonën, kanë qenë të ftuar zyrtarisht nga Republika e Austrisë.

 “Austria është shtet mik i Kosovës, por edhe miqesite kanë nevojë të mirë-mbahen. Patëm nderin që bashkë me gruan, Jehonën, këtë javë të jemi mysafir të Republikës së Austrisë, me një program të ngjeshur me fokus forcimin e marrëdhënieve ekonomike të të dyja vendeve”, tha Gashi në një postim në Facebook.

Bashkëshortja e ministrit ka biseduar me disa personalitete të rëndësishme si ai me kryetarin e qytetit të Grazit Siegfried Nagl pastaj ambasadorin Johann Brieger duke marrë pjesë dhe në një ceremoni, në sallën e Kuvendit të qytetit të Grazit, së bashku me përfaqësueset e Rusisë dhe Gjeorgjisë, shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Takuam dhe përfaqësues nga 18 shtete tjera të botës, shumica, shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”, tha Gashi.

 Bashkëngjitur keni dhe fotografitë nga takimet e zhvilluara të zv. Kryeministrit dhe Zonjës Gashi në Republikën e Austrisë.

Të ngjashme