Gashi: Nga Australia Vjosa Osmani kërkonte që të mos qëndrohet në sallë kur votohej Hashim Thaçi

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi shpalosi një detaj interesant kur Hashim Thaçi u zgjodh president,

Ai konfirmoi se në ditën e zgjedhjes president të ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka qenë në Australi.

“Vjosa Osmani këtë diskurs e ka krijuar për pesë vite me radhë. Madje, në ditën kur Hashim Thaçi është zgjedhur president, ajo ishte në Australi. Na dërgonte letra nga atje që mos t’ia bëjmë kuorumin Thaçit, përcjell GazetaBlic.

Por, në fakt nuk kishim opsion tjetër. O të shkojmë në zgjedhje, o të qëndrojmë në sallë për kuorum”, tha mes tjerash Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme