Gashi: Paaftësia qeverisëse; humbjet e qytetarëve i promovon si fitore, gjersa feston në emër të suksesit imagjinar.

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi përmes një postimi në facebook ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës.

Gashi ka thënë se qeveria, humbjet e qytetarëve i promovon si fitore, gjersa feston në emër të suksesit imagjinar .

“Edhe një javë shtesë me rezultat të dobët. Nga paaftësia qeverisëse po sfidohet dhe dëmtohet mirëqenia e qytetarëve, ndërsa hallet e problemet e tyre vetëm sa shtohen përditë e më shumë.Paaftësia qeverisëse, zgjidhjet e problemeve i ka të thjeshta “Shto një problem për të shuar një tjetër”. Kjo terapi politike e ka origjinën te qeveritë e paafta dhe popullsite, të cilat nuk ndalen me kaq, ngase fillojnë një fushatë të egër arsyetuese dhe fajësuese ndaj të gjithëve. Në shumë raste i fajësojnë edhe qytetarët. E pastaj vazhdojnë me propagandën e suksesit imagjinar, duke i mohuar të vërtetat e prekshme dhe të dëmshme, të jetueshme dhe reale. Kulmin e padrejtësisë e arrijnë kur humbjet e qytetarëve i promovojnë si fitore, gjersa festojnë në emër të suksesit imagjinar. E papranueshme. Krejt e padrejtë”.

Tash e tutje do të keni mundësi të blini e të ushqeheni më pak, ka shkruar Gashi .

“Nuk mund t’i thuash qytetarëve; përgëzime se po thyejmë rekord të zi me numër të të infektuarve. Nuk bën. Nuk duhet. Është keq.Përfundimisht, çdo ditë e më shumë po dëshmohet se, LDK – partia e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, është adresa e vetme dhe adekuate për zhvillimin e shtetit tonë të dashur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme