Gashi paralajmëron Hotin: S’do të pranojmë arsyetime nëse nuk qeverisni mirë

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 12:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në fjalimin e tij, iu përgjigj Rexhep Selimit të VV-së, duke i thënë se bashkëpunimi ndërmjet tyre humbi dhe mbet një qeveri në detyrë, raporton Ekonomia Online.

“Në fakt, ne kishim një qeveri që e kishim ndërtuar me bashkëpunim, por shpresa humbi dhe mbeti qeveria e cila ra”.

“Gjithsesi, ne do të shpresojmë që qeveria do të qeverisë mirë, por mos të shpresojë por të punojë. Duke e njohur zotri Hotin, them se këtyre nuk iu duhet shumë shpresa, por do ta bëjnë punën më të mirë”.

“Ne do të pajtohemi që t’i ndërtojmë disa kritere, që kanë të bëjnë me nepotizëm, nuk do të merren vendime pa pajtim me publikun”, tha ai.

Të ngjashme