Gashi pas raportimit në komision: Njoftuam deputetët për menaxhimin e pandemisë nga komunat

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 15:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Xhafer Gashi u.d i kryetarit të këshillit të Asociacionit të komunave të Kosovës, pati kritika për deputetët sa i përket mungesës së komunikimit gjatë mbledhjes së Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, raporton Ekonomia Online.

Por sipas tij, më vonë është rindërtuar gjithçka, në takimin ku është diskutuar lidhur me gjendjen e pandemisë Covid-19 në komunat e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se deputetët i kanë njoftuar për menaxhimin e pandemisë nga komunat.

“Po ishim sot në komision parlamentar me qëllim të informimit për punën në komunat e Kosovës dhe i njoftuar për bashkëpunimet e zhvillimet”.

“Kanë qenë pyetje nga më të ndryshme dhe i njoftuam për të gjitha  aktivitet. Fillimisht ka qenë një problem në aspektin e komunikimit, por më vonë është rindërtuar dhe ka funksionuar shumë mirë dhe tani jemi në situatën e njëjtë”.

Të ngjashme