Gashi për Abdixhikun: Është burrë i mençur, po e djegë Ramën e jo veten

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, qëllimisht po e vendosë Përparim Ramën si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ai thotë se Abdixhiku nuk po i futet qëllimisht kësaj gare pasi aty është favorite VV-ja dhe se në këtë mënyrë ai do të dilte si humbës.

“Unë për vete do e votojë secilin kandidat që e vendosë VV-ja. Është një frymë e VV-së dhe partitë tjera opozitare do të kisha dëshirë që të forcohen pasi që humbja e thellë më 14 shkurt duket që ka lënë truma të parikuperueshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë për Abdixhikun ai ka thënë këto komente.

“Është burrë i mençur, po e djegë Përparim Ramën e jo veten”

Gashi ka thënë po ashtu se nuk pret që kandidati i ri i LDK-së për kryetar të Podujevës të tregojë sukses të menjëhershëm përballë kandidatit të VV-së, Shpejtim Bulliqi.

“Sa i përket Podujevës, e kemi parë që pa balotazh e fitoi Bulliqi. Mendoj se përsëri mund të ndodhë kjo”, shtoi ai.

Të ngjashme