Gashi për çështjen e Dakës: Presim njëherë të veprojë Avokati i Popullit

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se për çështjen e ish-kryetares të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, do të presin vendimin e Avokatit të Popullit, dhe pastaj do të rishqyrtojnë mundësinë e dhënies së nënshkrimeve për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e presidentes Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi njoftoj se seanca e ardhshme do të mbahet të enjten, ku pritet të shqyrtohet rekomandimi për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës

“Ka një mbledhje të rregullt të Kryesisë së Kuvendit të martën dhe pritet të kemi seancë të enjten”.

“Janë dy probleme madhore. Tendenca e LLV të prish balancën sa i përket përfaqësimit të anëtarëve nga Kosova për Marrëveshjen e Stabizilim Asocimit”.

“Çështja e dytë e rëndësishme është rekomandimi për shkarkimin e Këshillit të Pavarur të Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.  Është një raport i mangët. Ka një shkelje kur është rikthyer në punë një anëtar”.

“Politika e kapjes “krejt dhe drejtë” është e gabueshme. Po ndodhë prekje e institucioneve të pavarura. Ne jemi këtu më ngrit shqetësimet për ato që priten me ndodhin”.

Për ta dërguar vendimin e presidentes Osmani në Kushtetuese, PDK dhe AAK kanë dhënë nënshkrimet.

Ditë më parë, Osmani ka shkarkuar Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së. Në lidhje me këtë ka pasur reagime nga opozita dhe shoqëria civile.

“Ne përkrahim mendimi e zonjës Daka se ajo do të ndjekë fillimisht vetë rrugët ligjore për këtë çështje. Presim që njëherë të merret Avokati i Popullit në këtë drejtim”.

Të ngjashme