Gashi për deklaratën e Konjufcës: Ambasada e Kosovës do të jetë në Jerusalem dhe pikë

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe njohjen e Izraelit nga marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ndër të tjerash, ai ka përmendur edhe deklaratën e Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje, i cili ka thënë se nëse Bashkimi Evropian kërkon rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, atëherë ai vendim do të rishqyrtohet.

“Deklarata e Glauk Konjufcës ka mund të keqpërdoret, ai nuk ka thënë kurrgjë hiç keq. Ne mund ta shqyrtojmë një vendim, njëjtë siç i shqyrtojmë disa tema këtu në debat, por ai nuk ka thënë se do të ndërrojmë lokacionin, sepse Ambasada e Republikës së Kosovës do të jetë në Jerusalem edhe pikë”, ka thënë Gashi në RTK.

Ai ka thënë se dy të mirat nga Marrëveshja e Uashingtonit janë njohja nga Izraeli dhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kujtojmë se Vetëvendosje ka kundërshtuar qysh në fillim marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Uashington në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme