Gashi për deputetët e VV-së: Britmat në Kuvend janë të panevojshme kur flet Kushtetuta

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është jetike që të formohet Komisioni hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë të panevojshme britmat në Kuvend kur është e përcaktuar në Kushtetutë.

“Britmat në Kuvend janë të panevojshme kur flet Kushtetuta. Kuvendi i Kosovës që përbëjnë politika të kuvendit. Kuvendi me 1/3 e cakton komisionin për një çështje të veçantë siç është komisioni hetimor. Janë dy deputetë që nuk e kanë nënshkruar formimin e këtij komisioni. Nga një VV që Kadri Veselin e quajn kriminel sot bëhet me interpretime të tij. Jam përkrahës por jo iniciator. Unë jam pajtuar të ketë hetim për këtë çështje. Është jetike që njëra prej shtyllave të saj të funksionojë mbikëqyrja parlamentare dhe nuk guxon të cenohet”, tha Gashi.

Të ngjashme