Gashi: Për të miratuar ligje që shkaktojnë probleme po merreni vesh lehtë me Listën Serbe

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 14:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se partia në pushtet po merret lehtë vesh me Listën Serbe, kur bëhet fjalë për të miratuar ligje, të cilat siç ka thënë, shkaktojnë probleme në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklaratë Gashi e ka bërë duke aluduar në miratimin në parim të Projektligjit për pagën minimale, i cili po kundërshtohet nga veteranët për shkak të mospërfshirjes së tyre.

“Kur po keni interes të miratoni ligje të cilat shkaktojnë probleme në Kosovë, po merren kollaj vesh me Listën Serbe, ndërkaq për çështjet e tjera filloni e vajtoni. Ju si pushtet po dështoni ta realizoni agjendën legjislative”, ka thënë Gashi.

Nga komunitetet, deputetët e Listës Serbe votuan pro, kurse votat abstenim erdhën nga Grupi multietnik.

Në projektligjin për pagën minimale, veteranët nuk janë përfshirë. Më herët, pensioni i veteranëve ishte i lidhur me pagën minimale. Pushteti thotë se ndarja mes pensionit dhe pagës minimale është bërë para pesë vjetësh.

Me projektligj, parashihet që paga minimale të rritet në 264 euro bruto.

Të ngjashme