Gashi: Policia nuk bëri shkelje gjatë arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 11:25 | Nga

Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq për në Turqi, javë më parë nga Policia e Kosovës është bërë në përputhje me ligjin, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, ai të premten gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, ka kërkuar që të pritet vlerësimi i komisionit hetimor-parlamentar rreth këtij rasti. Sa i përket vdekjes tragjike të dy policëve gjatë aksidentit në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ministri ka thënë se reagimi i ekipeve në terren për gjetjen e trupave të tyre ka qenë profesional.

Rreth deportimit të shtetasve turq, pyetje ministrit i ka parashtruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se është dëshpëruese deklarimi i Policisë se nuk ka pasur shkelje ligjore gjatë atij aksioni. E ka pyetur ministrin Gashi se a kanë listë të pozitave që kanë nevojë të kalojnë verifikimin e AKI-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme