Gashi: Presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe fillim të dialogut është rritur dukshëm

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 12:06 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parkamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se presioni i aleatëve të Kosovës për heqjen e taksës dhe rifillimin e dialogut  është rritur dukshëm , shkruan Ekonomia Online.

“Presioni ndërkombëtarë nga aleatët SHBA, Gjermania, BE  për përbyllje të marrveshjes me Serbinë është rritur dukshëm, megjithëse tarifa kishte tjetër dilemë ajo u përdor nga Vuçiq për kushtëzm të dialogut. Me synim të përmbylljes se dialogut dhe marrëveshjes finale me Serbinë, LDK synon bashkërendim me SHBA-në,  me tarifënen e hequr.  Nëqoftëse nuk ka rezultat masat do të vendosën sias bashkërendimit të qëndrimeve me partnerin”, ka thënë ai.

 Ai ka thënë se si prijëse e dialogut qevevria duhet të përgatisë një platformë me korniza dhe afate me subjektet opozitare,  shoqerinë civile dhe botën akademike.

“Bashkë jemi më të fuqishëm si palë negociuse. Ne nuk duhet t’i friksohemi dialogut për një marrëveshje përfundimtare por duhet t’i mbikëqyrim. Ne deputetët do të jemi instanca e fundit për të aprovuar apo refuzuar marrëveshjen finale me Serbinë. Në këtë fazë finale do të prodhoj rezutatet e pritura për ne. Konfrontimi i brendshëm ndaj partnerve nuk do të rezultoj me arritje por me dështim”

Të ngjashme