Gashi: Programi dëshmon se Kurti s’është i gatshëm për të qeverisur

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 12:39 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Arben Gashi e ka quajtur Qeverinë Kurti II pa ide, raporton Ekonomia Online.

Ai në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Programin qeverisës shtoi se ky dokument dëshmon se Albin Kurti nuk është i gatshëm për të qeverisur me vendin.

“Ajo qe po shohim tash e tre muaj dëshmon vetëm një fillim pa ide. Seanca e jashtëzakonshme për programin qeverisës praktike kjo që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, gara për qeverisje përfundon, por ne s’po shohim qeverisje sipas modelit”.

“Programi dëshmon se nuk jeni të gatshëm për të qeverisur kur shihet se si e keni ndërtuar këtë program, po shohim paaftësi në procesin e vaksinimit të qytetarëve”.

Të ngjashme