Gashi: Qeveria nuk është e gatshme ta diskutojë temën e veteranëve

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se çështja e veteranëve është delikate, derisa shtoi se Qeveria nuk është e gatshme ta diskutojë këtë temë.

Sipas Gashit, duket të ketë një zgjidhje më gjithëpërfshirëse për veteranët.

“Njoh plotë veteranë që kanë lënë vendin e punës për të marrë pensionin. Ka edhe të tillë që kanë dalë nga tregu i punës dhe nëse kthehen në tregun e punës e humbin beneficionin dhe ndoshta do të duhej që të bëhej një zgjidhje që të marrin edhe një pjesë pensioni dhe të punojnë”, shtoi ai.

Ai tha se tregu i punës ka nevojë për ta. Sipas tij veteranët vetëm janë pasivizuar.

Bazuar në Ligjin në fuqi, rritja e pagës minimale nënkupton edhe rritjen e pensioneve për veteranët e UÇK-së. Por, me projektligjin e ri të pagës minimale, Qeveria Kurti nuk i përfshiu veteranët në këtë rritje.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk ka lidhshmëri të pagës minimale me pensionin e veteranëve pas heqjes së nenit 18 të Ligjit bazik për veteranët e luftës së UÇK-së që përcaktonte lidhshmërinë.

Ndryshimi ishte bërë në vitin 2017, tre vjet pas miratimit të ligjit bazë.

Të ngjashme