Gashi: Qytetarët presin marrëveshje jo për pushtet, por për të mirën e vendit

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 17:22 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka akuzuar partnerët e koalicionit VV-LDK për mashtrime të votuesve, raporton Ekonomia Online.

Ai në seancën plenare ku pritet të votohet qeveria e re, ka thënë se qytetarët presin marrëveshje jo për pushtet, por për të mirën e vendit.

“Marrëveshje më shumë se mosmarrëveshje. Qytetarët presin marrëveshje jo për pushtet por për të mirën e vendit. Partnerët e koalicionit të zhurmshëm gjatë fushatave. Parimet mashtruese të VV dhe LDK. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri në ardhje të bëhet e pashpresë”, ka thënë ai.

Të ngjashme