Gashi: Reforma zgjedhore të shtyhet përpara

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 12:34 | Nga

Zv. Kryeministri Dardan Gashi ka pritë në takim ambasadorin e OSBE-së Ian Braathu me të cilin biseduan për reformën zgjedhore dhe pjesmarrjen e diasporës në zgjedhjet e Republikës së Kosovës.

“Urime për detyrat e reja dhe shpresoj që në këtë mandat të shtyhet përpara reforma zgjedhore dhe pjesëmarrja e diasporës të jetë më e lartë se deri më tani” – ka porositur, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ian Braathu.

Nga ana tjetër, zv. Kryeministri Gashi e ka informuar ambasadorin për proceset e qeverisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

“Po besojmë që zgjedhjet e ardhshme do të mbahen pas reformave zgjedhore që duhet të bëhen. Me reformat zgjedhore do të rregullojmë dhe formën e votimit të diasporës e cila merr pjesë në numër më të vogël se 10% në procesin zgjedhor” – ka thënë zv. Kryeministri njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Gjatë takimit u fol dhe për rolin e diasporës kosovare në tërheqjen e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme